Gili dhe Ilir Berani festojnë 35-vjetorin e maturës me gjeneratën e tyre

Këngëtarja e njohur Gili, dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani, kanë festuar së fundmi një ditë të veçantë.

Në mbrëmjen e së shtunës, çifti i njohur i skenës së bashku me gjeneratën e tyre kanë kremtuar 35-vjetorin e maturës

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqen mjaft të elegantë dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.Të dy ata kanë qenë nxënës në të njëjtën shkollë, teksa gjenerata e tyre përfshin edhe emra tjerë të njohur si: Armend Regjepagiqi, Aida Baraku, etj.

Gili vazhdon të jetë aktive në muzikë që nga viti 1985, ndërsa gjithë punën gjatë këtyre viteve ia ka besuar bashkëshortit të saj.

Muajve të fundit, këngëtarja berani ka qenë shumë e përfolur edhe për humbjen e madhe në peshë, gjë të cilën e arriti në pak muaj.