Bllokohet qendra e Moskës, hakerat dërgojnë 100 taksi me një adresë (VIDEO)

Hakerët perëndimorë kundër luftës shkaktuan kërdi në rrugët e Moskës, kur shënjestruan një kompani taksie dhe dërguan dhjetëra shoferë në të njëjtën adresë në Hotel Ukraine.

Rreth 100 makina të verdha që punonin për Yandex Taxi, u rreshtuan në të njëjtën rrugë pranë Hotel Ukrainë, duke bllokuar korsitë, të enjten.

“Shoferët kaluan rreth 40 minuta në trafik për shkak të porosive të rreme”, tha një zëdhënës i Yandex Taxi, shkruan Telegraph,

“Algoritmi për zbulimin dhe parandalimin e sulmeve të tilla tashmë është përmirësuar për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen”.

Në mediat sociale, kalimtarët thanë se sulmi shkaktoi bllokime trafiku dy-orëshe në të gjithë Moskën.

Hotel Ukraina u ndërtua nga diktatori sovjetik Josef Stalin në vitet 1950 dhe është një nga shtatë kullat gotike rreth qendrës së Moskës.