Milot Rashica te Barcelona, zë vendin e Luis Suarezit?

Forma e Milot Rashicës në sezonin e kaluar ka ngjallur interesimin e shumë klubeve për shërbimet e tij. Sulmuesi i Kosovës shkëlqeu te Werder Bremeni në Bundesligë duke shënuar nëntë gola dhe kjo tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërkohë që për të kanë shkruar edhe mediumet më të mëdha sportive.
Në edicionin e fundit nga mediumi Sport 360, Milot Rashica është vendosur në qendër të vëmendjes. Futbollisti nga Vushtrria shihet si një zëvendësues perfekt i sulmuesit uruguaian Luis Suarez te gjiganti në “Camp Nou”.
Në artikullin: “Milot Rashica për të cilin Barcelona ka nevojës si zëvendësues i Luis Suarez”, Sport 360 e përshkruan Rashicën si një sulmues “asnjëherë të qetë” që gjithmonë vrapon, mendon dhe bën lëvizje për të shënuar.
Po ashtu, gjatësia e tij prej 1.7 metra përshkruhet si një pengesë mjaft e madhe për rivalët ndërkohë që përmendet edhe aftësia e tij për të shënuar gola spektakolarë.
Sa i përket ngjashmërive me sulmuesin Luis Suarez, media e lartpërmendur thotë se hapi i paparashikueshëm i driblimeve dhe guximi për ta praktikuar atë në zona të ngushta është një veçori që i takon të dyve.