Erion Paluca, ylli i ri nga Klina publikon videoklipin e parë muzikor

Tregut muzikor shqiptar i është shtuar dhe një yll i ri.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Klina, Erion Paluca, i cili ka hyrë fuqishëm në muzikë.

Erioni ka publikuar këngën e tij të parë “Prita”. Një tekst dedikuar dashurisë, dhe kënduar plot emocion nga këngëtari.

Kënga vjen me një videoklip mjaftë veror. Ajo që bie në sy është paraqitja plot stil e artistit nga Klina, i cili duket se premton shumë.