Këto janë gjobat për ata që nuk do t’i zbatojnë vendimet e reja të Qeverisë

Është zhvilluar një konferencë për media nga trupi qeveritar anti covid-19.

Në këtë konferencë u tregua që janë marrë masa të reja në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik, shkruan IndeksOnline.

E sipas ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia mos zbatimi i këtyre vendimeve do të konsiderohet si kundërvajtje administrative.

Ku personat fizik do të dënohen prej 1000 euro deri në 2000 euro, ndërsa personat juridik do të dënohen nga 3000 euro deri në 8000 euro.

Po ashtu personi juridik përgjegjës do të dënohet nga 500 deri në 1500 euro.

Këto masa do të hyjnë në fuqi më 15 prill nga ora 06:00 e mëngjesit.