Qumështarët protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës

Të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme, qumështarët kanë paralajmëruar protestë për sot, me fillim nga ora 13:00.

Qumështarët e Kosovës do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Pas protestës, rreth orës 14:00 do të mbahet një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat dhe veprimet e mëtutjeshme të qumështarëve.

Së fundmi, fermerët e Kosovës, pikat grumbulluese dhe shumica e përpunuesve të qumështit kanë krijuar Këshillin koordinues ndërmjet shoqatave duke u unifikuar kështu në luftën kundër vajit të palmës. /