841 qytetarë morën trajtim emergjent gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës

841 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 53 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

22 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

7 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 7 foshnje dhe sa i përket gjinisë 4 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 485 pacientë që në total kanë bërë 5,409 analiza.