Të shtëna me armë zjarri në Pejë: 38-vjeçari gjuan në drejtim të dy personave, përfundon në pranga

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete e duke shkrepur edhe armët,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Mustaf Kelmendi’ në Pejë, ku një 38-vjeçar i shoqëruar nga një familjar i tij, dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të dy personave tjerë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se viktimat kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rastin.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.