Statistika shqetësuese nga Spitali i Pejës, vetëm në dhjetor nga gripi sezonal u trajtuan mbi 8 mijë pacientë

Spitali i Pejës vlerëson se kulmi i pandemisë Covid-19 ishte në muajin gusht. Kjo pasi në këtë muaj ata pranuar më së shumti pacientë të infektuar me këtë virus.

Poashtu në një njoftim për media nga ky spital thuhet se në dhjetor ka pasur numër të madh të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjithsej 8 mijë e 186 pacientë kanë kërkuar ndihmë për grip sezonal.

“Sipas muajve numri më i madh i pacientëve ka qenë gjatë muajit Gusht kur variant Delta I Pandemisë me Covid-19 pati arritur kulmin dhe në këtë muaj numri I pacientëve ka qenë 8,423 pacientë, si dhe në muajin Dhjetor kur gripi sezonal ka një shpërndarje më të lartë dhe numri i pacientëve ka qenë 8,186”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në vitin 2021 numri i pacientëve që kanë kryer analiza laboratorike ka qenë vërtet i madh. Janë saktësisht 83,935 pacientë që kanë kryer analiza e që në total kanë kryer 1,059,609 analiza.

Ky shërbim ndaj pacientëve është bërë i mundur me punë të palodhshme, përkushtim e angazhim maksimal të Personelit të Laboratorit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe furnizimeve me kohë me material e pajisje të nevojshme për kryerjen e analizave.

Sipas muajve numri më i madh i pacientëve ka qenë gjatë muajit Gusht kur variant Delta I Pandemisë me Covid-19 pati arritur kulmin dhe në këtë muaj numri I pacientëve ka qenë 8,423 pacientë, si dhe në muajin Dhjetor kur gripi sezonal ka një shpërndarje më të lartë dhe numri i pacientëve ka qenë 8,186.

Pasi që shërbimet në Laborator jepen 24 orë, 7 ditë në javë mesatarisht i bije që në vitin 2021 ka pasur 229 pacientë gjatë 24 orëve.

Padyshim që këto suksese që janë arritur falë angazhimit të personelit do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022 e tutje.

SHARE