Arrestohet i dyshuari se shkaktoi aksident me fatalitet në Arllat

Aktuale
Arrestohet i dyshuari se shkaktoi aksident me fatalitet në Arllat
Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nga Në 15 Shk, 2023, 14:45
Shpërndaje
Drenas- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari për shkaktimin e aksidentit në Arllat, si pasojë e të cilit vdiq këmbësori E.B (19-vjeç).

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Policia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.

“Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.