Dy të lënduar në një aksident trafiku në Fushë Kosovë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në mesnatë në Fushë Kosovë

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” të dielën rreth orës 23 e 30 minuta, transmeton indeksOnline.

Me rastin po merret njësiti për hetimin e aksidenteve.