Zbulohet pllaka përkujtimore e Ragip Mulakut, komandant “Leka”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka marr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të Ragip Mulakut.

Në përurimin e pllakës përkujtimore merrnin pjesë, përfaqësues të Komunës së Drenasit, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, veteran e familjar të komandant “Lekës”.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore, kryetari Lladrovci vlerësoj lartë kontributin e Mulakut si gjatë luftës që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe pas luftës duke shërbyer në administratën komunale.

Ragip Mulaku – i njohur si komandant Leka ishte veteran dhe invalid i UÇK-së i cili ka shërbyer në Brigadën 121, Batalioni i parë “Ymer Alushani”. Po ashtu Mulaku ishte edhe punëtor i administratës komunale dhe në punë njihet si punëtorë i devotshëm dhe i përkushtuar në detyrën e tij në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve të Drenasit si ofiqar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komoran.