Në ditën e veteranëve, OVL-UÇK përkujton dëshmorët e kombit

Kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, së bashku me anëtarë të organizatave të dala nga lufta dhe veteranë të luftës, sot, në ditën e veteranëve, kanë bërë homazhe pranë shtatores së ish Komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, në nderim te veprës heroike të tij.
Homazhe kanë bërë edhe në Prekaz, pranë varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe dëshmorëve tjerë të lirisë dhe po ashtu në Kompleksin Memorial në te “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.