Ish drejtuesit e degës së AAK-së në Malishevë i bashkohen Nismës Socialdemorkate

Nismës Socialdemokrate nga sot i është bashkuar ish kandidati për kryetar të Malishevës, njëheresh asambleist në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashit.

Gashi po ashtu ishte edhe ish kryetar i degës së AAK-së në Malishevë.

Bashkë më të kanë aderuar edhe ish nënkryetari i degës, Januz Mazreku dhe anëtari i kryesisë së AAK-së në Malishevë dhe kryetar nëndegë, Avni Gashi.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtarve të ri.

Ai ka thënë se ardhja e Kajtazit, Januziut dhe Avniut do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën në Malishevë dhe në vend.

Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate është e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes Nismës të japin kontributin e tyre për vendin.

Postimi i Limajt:

Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend.

NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin.