Dy burra sulmojnë një grua në Skenderaj, Policia gjen arsenal armësh në shtëpinë e tyre

Dy burra janë arrestuar në Skenderaj pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikatorë të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.