Kryetari Zenun Elezaj uron fitoren e madhe KF. Dukagjinit

Kryetari i Klinë Zenun Elezaj ka uruar klubin tonë Kf. Dukagjini për fitoren e shënuar sot. Ai gjithashtu ka pershëndetur edhe tifozët e Dukagjinit “Hithat”,për atmosferen e krijuar sot, dhe u ka uruar fitoren.

Postim i plotë

Krenar me futbollistët e Dukagjinit, që me fitoren e sotme kundër liderit të ligës, Vushtrrisë, janë shumë afër të sigurojnë inkuadrimin direkt në superligën e Kosovës në futboll. I impresionuar me atmosferën impozante festive nga mbështetja masive e qytetarëve Klinas.

Një falenderim i veçantë për drejtorin e klubit, Fabian Veselin, kryesinë, shtabin teknik për punën e palodhshme, sponsorët për mbështetje, tifozët “Hithat” si dhe për futbollistët që çdo herë na bëjnë krenar.

Për mua si kryetar i Klinës nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të shoh qytetarët e Klinës në një numër kaq të madh sa ishin sot, në mbështetje të sportit përkatësisht klubit të qytetit KF Dukagjini.

Djelmoshave të Dukagjinit, suksese në dy sfidat e radhës!
Urime Klinë!
#Gati_për_superligë