LDK në Klinë, në krye me Besim Hotin vizitojnë Muzeun e Burim Dushit dhe Shtëpinë e Kulturës

Në vazhdën e vizitave në bizneset e Klinës, kandidati i LDK-së, për kryetar komune, z. Besim Hoti, së bashku me kandidatin për kuvend komunal z. Hamdi Rraci dhe anëtarin e kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë z. Ahmet Krasniqi ishin për vizitë edhe në Muzeun e Burim Dushit në Shtëpinë e Kulturës në Klinë.

“Është fjala për muzeun e koleksionistit të figurave të shahut, i cili tashmë në muzeun e tij ka me qindra eksponate të periudhave të ndryshme kohore.

LDK-ja në Klinë do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të saj, duke i mbështetur në secilën fushë që ata synojnë të arrijnë sukses e na përfaqësojnë dinjitetshëm ashtu siç u ka hije”, shkruhet në postimin e LDK-së, dega në Klinë.