Një pjesë e Klinës, nga ora 18:00 pa energji elektrike

Që nga ora 18:00 një pjesë e Klinës, ka mbetur pa energji elektrike.

Klina.info ka kontaktuar me KEDS ku ka pyetur në lidhje me këtë, të njejtit kanë thënë se ka një prishje dhe se janë duke punuar për ta rregulluar.

Sipas tyre sonte do të rregullohet dhe do të kthehet energjia elektrike.