LAJM I MIRË: 25 personat e testuar për koronavirus në Korishë dalin negativ

25 personat e testuar të shtunën për koronavirus  në Korishë të Prizrenit kanë dalë negative,

Kështu ka bërë të ditur Faruk Dakaj, drejtor për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, sipas të cilit ky është një lajm i mirë por duhët të vazhdohet me respektimin e masave.

Lajm i mirë për Korishë: Personat (25) që u testuan dje nga IKSHPK, nëse janë të prekur apo jo me Covid 19, rezultuan negativ në testet e kryera.  Nuk duhet të çlirohemi. Respektoni udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën ?↔️?”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Korisha e Prizrenit u vendos në karantinë para tre ditësh pasi një person nga ky fshat rezultoi pozitiv me koronavirus.