Në Komunën e Klinës u mbajt testi i maturës shtetërore afati i dytë.

Sot, duke respektuar masat preventive kundër përhapjes së virusit COVID-19 dhe udhëzimeve të MASH-it, në komunën e Klinës është mbajtur testi i maturës shtetërore 2020.
Testi u mbajt në SHMP “Fehmi Agani”.
DKA me kohë ka bërë përgatitjet e duhura për zhvillim normal të testit, duke i respektuar vendimet dhe masat e Ministrisë së Shëndetësisë përkitazi me pandeminë COVID-19. Është bërë dezinfektimi i objekteve, janë siguruar maskat mbrojtëse, dezinfektuesit nëpër qendra dhe nëpër klasa.
Sipas planifikimit në testim kanë hyrë 139 maturantë
DKA-ja, përkatësisht drejtori i Arsimit, Enver Gashi, të gjithë maturantëve iu uron suksese në provim dhe në fazën e mëtutjeshme të shkollimit të tyre.