Kryetari i Klinës, pjesë e konferencës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar

Me ftesë të komitetit organizator, kryetari i Komunës së Klinës, ka marrë pjesë në konferencën jubilare të 100 vjetorit të krijimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar 1922-2022, e organizuar në përkujdesjen e Ministrisë se Infrastrukturës e Energjisë së Republikës së Shqipërisë.

Ky është postimi i Elezajt në FB:

Në mesin e shumë gjeologëve, ekspertëve të kësaj fushe dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare është diskutuar për kontributin e gjeologëve shqiptarë dhe të huaj për gjeologjinë shqiptare, historikun e studimeve gjeologjike-inxhinierike në Shqipëri e tema tjera me rëndësi.
Krijimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar është një ngjarje me një rëndësi të veçantë, që ka luajtur një rol determinues në avancimet e deritanishme në këtë fushë në Shqipëri dhe me ndikim të madh edhe në Kosovë.