Mbyllet pjesa e parë: Shqipëria ’45 minuta’ larg Evropianit në Berlin

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Moldavisë, ndeshja e parafundit e këtij cikli kualifikues për EURO 2024.

Shqipëria ndodhet në epërsi si mysafir i Moldavisë pas 45 minutëshit të parë.

Golin e epërsisë e realizoi sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 25-të.

Me këtë rezultat, Shqipëria po shkon sigurt drejt kualifikimit në Evropian, ku do t’i mjaftonte edhe një barazim.