U fjalos me babain, djali nga Jashanica e Klinës, ja vë flakën shtëpisë

Pasditen e sotme është djegë një shtëpi në Jashanicë të Klinës.

Siç mëson Klina info, dyshohet se pas një konflikti mes babait e djalit, ky i fundit i ka vënë flakën shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë, ndërsa personi i dyshuar për zjarrëvënie është shoqëruar në stacion./Klina info/