PZAP gjobit AAK-në me rreth 23 mijë euro, Nismën 20 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

Andaj, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 43,700.00 euro.

22,700.00 euro, Nisma Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 20,000.00 euro.

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,000.00 euro.

Ky është njoftimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje, ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK, dhe një kundër AAK.Lidhja Demokratike ka paraqitur një ankese kundër AAK.

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri ankesa kundër AAK, një ankesë kundër PDK, një ankesë kundër LDK, një ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – AdrijanaHodzic dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro,PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro.

Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro.Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjesMbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,Shkelja e Kodit te MirësjelljesVendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politikeVendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëveVendosja e shiritave të kuq në rrugëLargim nga lista e votuesitVendosja e posterëve në shtylla elektrikeVendosja e posterave në objekte publike