Dragodani në rrethim policor, një nga grabitësit dyshohet se është i fshehur

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon ende në Dragodan. Aksioni është organizuar për kapjen e hajnave që organizuar pak ditë më parë plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë.

Në këtë aksion ka mbetur i vrarë Dukagjin Gashi, ndërsa janë arrestuar Leotrim Cakolli dhe Bujar Basha.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Korab Gashi është në arrati dhe po kërkohet nga forca të shumta policore.

Lagja e Dragodanit në Prishtinë vazhdon të jetë në rrethim policor dhe se po kontrollohet të gjitha veturat që po kalojnë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gashi dyshohet që është i fshehur afër zonës ku pati të shtëna mes policisë dhe hajnave të dyshuar./Indeksonline/