Aksident në Istog, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Tomoc të Istogut.

Në aksident janë të përfshire dy vetura, ku njëra veturë ka dalur jashtë rrugës si dhe raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende arsyet e ndodhjes së aksidentit mirëpo dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë .