33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus.

Në njoftim thuhet se nuk ka pasur asnjë vdekje, derisa janë shëruar 3 persona.

Aktualisht janë 123 raste aktive.