Shteti u mbetet borxh rreth 28 mijë euro të burgosurve që e kanë kryer dënimin

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nuk kishte arritur që t’i kthej të gjitha depozitat e të burgosurve të liruar, as në këtë vit.

Deri në fund të vitit 2019, vlera e depozitave të pakthyera ishte rreth 28 mijë euro,

Në raportin vjetor të Zyrës së Auditimit për Ministrinë e Drejtësisë, thuhet se arsyeja pse nuk janë kthyer këto depozita është se disa nga të burgosurit pas lirimit, nuk janë interesuar për mjetet të cilat ju kanë mbetur si depozita.

Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale parasheh se “Pas lirimit, personit të dënuar i jepen të gjitha gjërat dhe sendet personale të cilat atij i janë ruajtur nga institucioni korrektues, kursimet e tij dhe paratë që i ka pranuar gjatë kohës së mbajtjes së dënimit”.

Mos kthimi i mjeteve të burgosurve të cilët i përfundojnë dënimet apo lirohen, ka ndikuar në dëmtim financiar të personave të liruar.

Zyra e Auditorit rekomandon që pasi të përfundojnë dënimet për të burgosurit, secilit persona të liruar nga burgu t’ia kthejnë mjetet që ka në depozitë./