Malisheva prezanton dy blerja të reja, rrëmben edhe yllin e Gjilanit

Malisheva që deri më tani nuk ishte aktive në afatin kalimtar veror, ashtu siç ishin ekipet tjera rivale, sot ka prezantuar dy blerja të reja.

Transferimi i parë vjen nga skuadra e Gjilanit, atje nga ku Malisheva ka rrëmbyer yllin e tyre Fiton Hajdari, raporton KosovaPress.

Blerja tjetër është Çlirim Avduli. Ai ishte pjesë e Ulpianës sezonin e kaluar dhe tashmë i është bashkuar Malishevës.

Kujtojmë se Malisheva, me në krye trajnerin Arsim Thaçi, e siguroi mbetjen në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të barazhit duke e mposhtur Vushtrrinë në ndeshjen vendimtare të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.