Të premtën nga ora 10:00 Kuvendi Komunal në Klinë me seancën e radhës

Kuvendi i Komunës së Klinës do ta mbajë seancën e II-të të rregullt të punës së kuvendit për vitin 2024.

Seanca mbahet më 23.02.2024 (e Premte), në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës dhe fillon në orën 10:00.
Për këtë seancë propozohet ky:
01Nr. 6-
Klinë, me
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartje të mjeteve nga të hyrat
vetanake nga viti 2023 (ref.drejt.fin)
5. Shqyrtimi i procesverbalit nga takimi i dytë me qytetar i mbajtur nga kryetari i
komunës me datë 26.12.2024,
6. Pyetje dhe përgjigjeje.