Superliga vazhdon sot Dukagjini-Liria

Pas tri ndeshjeve të djeshme, elita e futbollit tonë, do të vazhdojë sot pasdite me dy sfidat e fundit të javës së 21-të.

Dukagjini do t’i bëjë ‘konak’ Lirisë, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndërkohë, në duelin tjetër do të ballafaqohen Fushë Kosova dhe Llapi, përballje në të cilën llapjanët llogariten favorit të paktën në letër.

Skuadra e Tahir Batatinës ndaj Fushë Kosovës, do të kërkojë fitoren e radhës në mënyrë që të bëjë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.

Superliga / Java e 21-të

Sot takohen:

Dukagjini-Liria

Fushë Kosova-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.