Veturë e dyshimtë te “Ura e Drinit”, Policia s’ka asnjë informacion (foto)

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë treguar se gjatë ditës së sotme është parë një veturë e dyshimtë te “Ura e Drinit” në Gjakovë.

Ata thonë se në vendin ku ndodhet vetura, e cila shihet tejet e dëmtuar, nuk ka ndonjë gjurmë të aksidentit.

Madje të njëjtit dyshojnë që ka mundësi t’i ketë rënë ndonjë kamioni bartës derisa po e transportonte. Sipas tyre, ende askush nuk është parë afër veturës.

Gazeta Sinjali për të sqaruar këtë ngjarje ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, mirëpo ata thanë që nuk kanë ndonjë informacion lidhur me këtë.

Po ashtu nga Policia tregojnë se që nga mëngjesi e deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë rast në atë pjesë.

“Nuk është raportuar asgjë lidhur me ndonjë aksident që nga mëngjesi e deri më tani. Policia nuk ka asnjë informacion lidhur me atë veturë”, thonë në përgjigjjen e tyre.