E konfirmuar: Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë infektohet me koronavirus

Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus. Kjo është konfirmuar për Periskopin nga kryetar i fshatit Smrekonicë, Fidan Bejta.

Dje gjatë ditës Periskopi ka raportuar se do të bëhen 33 teste, ku prej tyre 8 kanë rezultuar pozitiv, 7 prej tyre nga një familje – duke përfshirë këtu imamin e fshatit.

Periskopi nga burime brenda në fshat merr vesh së imami i xhamisë gjatë kohës sa nuk ishte testuar pozitiv me koronavirus ka marrë iniciativë për të ndihmuar familjet në kushtet të rënda sociale, por sipas kryetarit të fshatit, Hoxha nuk i ka shpërndarë këto ndihma.

Ndërsa kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka thënë se nuk dihet se s’i ka ardhur deri të infektimi.

Tahiri theksoi se edhe sot do të vazhdojnë masat duke obliguar gjitha bizneset që punëtorët që të punojnë me maska dhe doreza.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 184.