Tetë pacientë që po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Pejës ndodhen në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se aktualisht për koronavirus janë duke u trajtuar 43 pacientë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 janë në respirator, 34 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është bërë e ditur për shërimin e dy personave nga COVID-19 në këtë spital.

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë qënë 10 lindje, kanë lindur 5 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Gjithashtu në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

222 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,076 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 154 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 106 Rëntgena, 30 EHO dhe 18 CT-ja.

SHARE