Konfirmohet, Florent Muslija nuk lejohet nga klubi gjerman të paraqitet për Kosovën

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, nuk do të mund të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku,

Hannover 96 nuk e ka lejuar futbollistin që të grumbullohet me kombëtaren kosovare pasi që pas kthimit në Gjermani do të duhej të karantinohej për 2 javë.

Po ashtu, probleme të ngjashme po besohet se kanë edhe disa futbollistë që luajnë në Zvicër.