Kosovarët ia mësyjnë përsëri Shqipërisë, kolona të gjata edhe mëngjesin e sotëm

Kosovarë të shumtë ia mësynë sot Shqipërisë.

Si edhe shumë vikende të tjera, këtë mëngjes kolona të gjata janë vërejtur nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Në disa fotografi të dërguara shihet qartë se bregdeti shqiptar vazhdon t’i tërheqë më së shumti kosovarët për t’i kaluar vikendet, por edhe më tepër.

Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, numër i madh i qytetarëve zgjodhën që pushimet e verës t’i kalojnë në Shqipëri, e njësoj duket se situata do të jetë edhe në muajin shtator./