Tentim vrasje në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës kur një person ka raportuar se ishte goditur nga një automjet kombi me targa vendore.

Më vonë nga po i njëjti automjet kishin dalur dy të dyshuar meshkuj të cilët e kishin goditur me shufra metali, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, gjendja e tij është stabile.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte goditë nga një automjet kombi me traga vendore, pastaj nga ai automjet kishin dalë dy të  dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët e kishin goditë me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut gjendja e tij është stabile. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./