Arrestohen dy serbë në Gjilan, dyshohet se kontrabanduan barna

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy serbë, të cilët dyshohen se kontrabanduan barna.

Policia ka njoftuar se njësiti policor e ka ndalur automjetin, në të cilin ishin dy persona dhe gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi me barna, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Serbia.

Të dyshuarit janë arrestuar në qytetin e Gjilanit.

Tutje është theksuar se me urdhër të prokurorit, barërat janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 21:15.