Testi i maturës edhe këtë herë publikohet në rrjete sociale

Në ora 10:00 është paraparë që maturantët të i nënshtrohen testit të maturës, por kjo jo të gjitha qendrat e testimit kanë mundur të fillojnë në kohë.

Nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC) që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka angazhuar 40 minitorues të cilat janë në qendra të testimit në 25 komuna ku po mbahet promovimi i maturës shtetërore, kanë raportuar se nuk është respektuar mbajtja e distancës fizike, paravërisht shenjëzimit të oborrit dhe korridoreve në objektet shkollore.

Edhe këtë herë testi është fotografuar nga nxënësit e që më pasë shtë publikuar në grupe të ndryshme në rrejtet sociale.

Kështu kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate nga KYC.

“Problemet kryesore të raportuara nga terreni deri tani janë: Mos mbajtja e distancës fizike, pavarësisht shenjëzimit të oborrit dhe korridoreve të objekteve shkollore. Administruesit janë vonuar, prandaj testimi ka filluar në disa qendra të testimit, ndërsa përbrenda qendrave të testimit, disa klasa kanë filluar testin e disa jo. Nxënësit nuk kanë filluar të hynë në klasa në disa qendra të testimit. Testi i maturës është fotografuar dhe gjendet online në grupe rrjete sociale. Probleme me teste rezervë të lëndëve zgjedhore”, thuhet në këtë komunikatë.