Arrestohet një grua në Deçan, pasi e rrahu një burrë

Një grua është arrestuar dje për veprat penale dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor në Deçan.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se e dyshuara në fjalë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një burri, i cili si pasojë kishte pësuar lëndime trupore.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.