Superliga e Kosovës nis nga sot, me dy ndeshje

Elita e futbollit kosovar nis nga sot, me dy ndeshje në program.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret në Klinë Malishevën, teksa Prishtina i bën konak Feronikelit 74, që u inkuadrua këtë sezon në Superligë.

Në planprogram ishte edhe një ballafaqim tjetër, Fushë Kosova me Gjilanin, por është shtyrë, për shkak të gjendjes që është krijuar te klubi gjilanas.

Në ditën e nesërsme, kampioni aktual, Ballkani i shkon Lirisë dhe Drita e pret në shtëpi Llapin.

Të gjitha ndeshjet e këtij vikendi zhvillohen nga ora 17:00.