Në Spitalin e Pejës, 49 pacientë janë në oksigjenoterapi

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen ka arritur në 78.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacient është në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 13 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 509 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 44 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.

“5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje të gjitha të gjinisë femërore.

311 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,943 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.

43 Hemodializa janë kryer gjatë 24 orëve”, thuhet në njoftimin e tyre.