Elezaj ndanë mirënjohje post mortem për Dulaman Gashin në 4 vjetorin e vdekjes

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se në 4 vjetorin e vdekjes së veprimtarit dhe ish-drejtorit të Shkollës Fillore në Sferkë, Dulaman Gashi ka ndarë mirënjohhje post mortem.

Ky është postimi i plotë:

Në katër vjetorin e vdekjes, sot kam ndarë mirënjohje post mortem për veprimtarin e çështjes kombëtare, ish mësuesin shumëvjeçar dhe ish drejtorin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Sferkë, të ndjerin Dulaman Gashin, për kontributin e tij në edukimin dhe arsimimin e brezave dhe veprimtari atdhetare.

Po ashtu, bashkë me familjarë të të ndjerit, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit.

Dulamanin, i cili ka qenë edhe anëtar i Kuvendit të Komunës, do ta kujtojmë çdo herë si një atdhetar të dëshmuar, mësimdhënës të përkushtuar e një njeri i dashur e fisnik.