UNICEF jep lajmin e mirë, në Kosovë deri në maj arrijnë edhe 76.800 doza të vaksinës

Programi i UNICEF në Kosovë ka njoftuar se do të arrijnë edhe mijëra doza tjera të vaksinës kundër Covid-19,

Kështu bënë të ditur ata përmes një postimi në Facebook.

Aty thuhet se 76,800 doza shtesë të vaksinës Covid-19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”.