“A robt”…. Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës në seancën e Kuvendit

“A rob’t jua q***”, Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës në seancën e Kuvendit

Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po fliste në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë filluar të godasin tavolinat e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Opozita këtë reagim e pati pasi ministrja Haxhiu nisi të deklarohet lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë.

Pavarësisht kërkesës së kryekuvendarit, Galuk Konjufcca që të ndërpritet fjala derisa ata të qetësohen, opozitarët kanë vazhduar me reagimin e tyre.

Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.

Ndërkohë, ashpër ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri  i cili është dëgjuar duke sharë deputetët e pozitës bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, dëgjohet duke thënë ai.