Facebook u dhuroi 720 mijë maska mbrojtëse mjekëve amerikanë

Shefi kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, tha të dielën se kompania e mediave sociale ka dhuruar rezervën e saj urgjente prej 720 mijë maska për t’u siguruar punonjësve shëndetësorë më shumë pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me rritje të kërkesës për maska të frymëmarrjes për shkak të përhapjes së pandemi COVID-19./