“Plisat” e përshëndesin për në banesën e fundit anëtarin e tyre Genc Gara

Sot ishte një ditë zie për familjen Gara dhe për tifo-grupin prishtinas, Plisat.

Tifozi Genci, i cili kishte ndërruar jetë dje, është varrosur sot.

Të pranishëm në varrim ishin edhe Plisat.

Gara u godit ditë më parë nga një makinë në Fushë Kosovë, derisa pas një beteje disa ditore për jetë, u dorëzua dje.

“Pas një beteje disa ditore për jetë, Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara ka ndërruar jetë.

Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave!”, thuhet në njoftim.