Arrihet marrëveshja për grurin mes Ukrainës e Rusisë

Turqia ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes Ukrainës, Rusisë dhe OKB-së që synon të rifillojë eksportet e grurit ukrainas të bllokuara nga Rusia, për t’i dhënë fund një bllokimi që ka ekspozuar miliona njerëz ndaj rrezikut të urisë.

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha të mërkurën se marrëveshja do të nënshkruhet kur palët të takohen sërish javën e ardhshme dhe do të përfshijë kontrolle të përbashkëta për kontrollin e drithërave në porte dhe Turqia do të garantoj sigurinë e rrugëve të eksportit në Detit të Zi për grurin ukrainas.

Turqia do të krijojë gjithashtu një qendër koordinimi me Ukrainën, Rusinë dhe OKB-në për eksportet e grurit, tha Akar.