6 muaj nga vdekja e Sali Gashit, OVL UÇK në Klinë vendosin kurora lulesh në varrin e tij

Kryetari i OVL UÇK-së, Hajdin Balaj bashkë me Zeqir Morinën, Muhamet Gashin dhe Naser Gashin, kanë vënë kurora lulesh te varri i Komandantit të Kompanisë, Sali Gashi në Sferkë.

Me këtë rast u kujtua vepra dhe kontribui i Sali Gashit, i cili vdiq para 6 muajsh nga një sëmundje e rëndë.

Gashi ishte i palodhshëm për çështjen kombëtare, dhe ish-komandant i kompanisë 2 batalioni 4 në brigatën 121, Salih Gashi nga Sferka e Klinës.