87 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se aktualisht është duke i trajtuar 87 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, 69 pacientë janë në oksigjenoterapi, 2 pacientë me Covid-19 janë në CPAP dhe 17 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Spitali njofton se nëntë pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. /